photo
photo
photo
photo
photo
photo
1 2 3 4 5 6
Sherk

Mirë se vini ne SHERK online!

Energji përmes  turbinave  të erës Energji diellore  përmes panelave solare Energji nga turbinat që fuqizojen nga rrjedhja e ujit Energji e pastër e përfituar nga Biomasa/Biogaz Energji gjeotermike me origjinë nga vetë toka

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës “SHERK”përfaqëson interesat e industrisë e cila është aktive në tërë spektrin e energjisë së ripërtëritshme, përfshirë këtu energjinë elektrike, ngrohjen dhe karburantet.

Shoqata përfaqëson interesat e anëtarëve të cilët janë:

 

  • Zhvillues të projekteve të energjisë së ripërtëritshme
  • Prodhues të energjisë nga burimet e ripërtëritshme
  • Furnizues të energjisë dhe karburanteve nga burimet e ripërtëritshme
  • Prodhues të pajisjeve për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, dhe
  • Ofrues të shërbimeve profesionale në lëminë e energjisë së ripërtëritshme

Objektivat

Objektivi kryesor i Shoqatës është të ndikojë në përmirësimin e kushteve për veprimtarinë e anëtarëve përmes krijimit të bazës së mirëfilltë ligjore, rregullative, dhe fiskale, si dhe në krijimin e politikave që do të nxisin rritjen e prodhimit dhe shfrytëzimit të energjisë të bazuar në burimet e ripërtëritshme.

 

Me qëllim të realizimit të objektivit kryesor, Shoqata në mënyrë aktive do të përcjellë mesazhin e anëtarëve të Shoqatës tek anëtarët e komisioneve parlamentare, përfaqësuesit e qeverisë, departamentet relevante të qeverisjes qendrore dhe lokale, anëtarët e bordit të rregullatorit për energji, agjencitë, organizatat jo-qeveritare, dhe opinioni i gjerë publik.