Sherk

Energjitë e ripërtëritshme

 

është energjia që fitohet nga resurse të ndryshme nga ato që përdoren sot (nafta, qymyri etj.Kjo lloj energje synon të jetë sa me e pastër dhe sa me pak e dëmshme për mjedisin jetësor. Kjo lloj energje nxirret nga resurse të përsëritshme si era, rrezet e diellit, uji  etj.Shkenca e sotme është duke punuar së tepërmi mbi këtë lloj energjie duke e parë si "shpëtim" për të ardhmen e resurseve të papërsëritshme të planetit.

 

Hidroenergjia

 

Hidrocentralet bëjnë shndërrimin e energjisë potenciale të rëniës së ujit në energjinë mekanike me anë të turbinës hidrulike dhe pastaj gjeneratori shndërron energjinë mekanike në atë elektrike. Ka dy lloje të hidrocentraleve:

  1. Hidrocentralet rrjedhëse, në të cilat uji vazhdimisht rrjëdh dhë të cilat kanë një rezervuar të ujit të limituar.
  2. Hidrocentralet akumuluese, në të cilat uji shfrytëzohet nga liqeni akumulues.

Penda ndërtohet mespërmes lumit duke formuar rezervuarin e epërm dhe rrjedhjen e pasme të ujit (bjefi i poshtëm). Diferenca në mes te nivelit të ujit në rezervuar dhe rrjedhjës së pasme të ujit poshtë pendës quhet lartësia (rënia). Ndërtesa e centralit ndërtohet në pendë. Ndërtesa e centralës ka turbinën e ujit, gjeneratorin dhe portën kontrolluese. Gjeneratori dhe turbina janë të lidhur në mes veti në një bosht vertical. Rënia e ujit prodhon rrjedhje të shpejtë të ujit nëpër turbinë – gjenerator, dhe gjeneratori prodhon energjinë elektrike. Energjia e fituar nga hidrocentrali është e barabartë me prodhimin e lartësisë (H) dhe sasisë së ujit (Q) sipas shprehjës: P=9.81*Q*H*? (kW) Ku janë: Q-sasia e elektricitetit (m3/s), H-lartësia (rënia) e ujit (m) ?-koeficienti I shfrytëzimit të gjeneratorit dhe turbinës. Uji i cili shkarkohet nga turbine vazhdon rrjedhjen më tej në rezervuarin e pasmë i cili është poshtë pendës, që shpesh është vazhdimi I lumit. Porta kontrolluese bënë rregullimin e rrjedhjës së ujit nëpër turbinë. Në rast të përmbytjeve, atëherë do te happen kanalet e shkarkimit dhe uji i tepërt do të derdhet, ose do të happen portat për largimin e ujit në fund të pendës. Në të dy rastet bëhet rrjedhja e ujit të tepërt në rezervuarin e pasmë, dhe eliminohet mbingarkesa e pendës.

Energjia Solare

 

Energjia e diellit është burim i renovueshëm dhe i pakufishëm, nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e burimeve të energjisë në tokë, kjo energji paraqet sasinë e energjisë e cila mbartet me rrezet e diellit. Energjia e diellit më së shpeshti përdoret për shëndërrim në energji të nxehtësisë në sistemet për ujë të ngrohtë dhe ngrohje dhe në centralet solare, ndërsa për shndërrim në energji elektrike përdoren sistemet fotovoltaike. Intesiteti mesatar i rrezatimit të diellit në atmosferë ështe mesatarisht 1.37(kW/m2) e cila njihet si konstanta e diellit (solare).Gjatë kushteve normale në sipërfaqen e tokës mund të arrihet intesitet i rrezatimit prej 1.0(kW/m2), dhe vlera e vertetë varet nga lokacioni, stina e vitit, koha e ditës, kushtet atmosferike.

Lojet e sistemeve diellore

Sistemet diellore energjetike mund të jenë:

a.Sistemet diellore të temperaturave të ulëta,

Kolektorët diellor për ngrohje të ujit,

b.Centralet diellore dhe

c.Sistemet fotovoltaike

Energjia e Erës

 

Energji kinetike e erës është proporcionale me shpejtësinë e erës. Ndërsa fuqia e centralit me erë është proporcionale me sipërfaqen e fletëve të turbinës dhe shpejtësinë e erës në fuqinë e tretë.Kjo fuqi e prodhuar nga era , vlen për shpejtësinë më të madhe se shpejtësia minimale (4m/s) dhe më e vogël se shpejtësia për të cilën fitohet fuqia nominale turbin/gjenerator (12m/s). Ndërsa për shpejtësitë më të mëdha, fuqia mbahet konstante deri në shpëjtësinë maksimale të erës (psh 22m/s) në të cilën cëntrali me erë duhet të shkyqet.Raporti në mes të fuqisë elektrike dhe shpejtësisë së erës.

Turbina me erë bënë shndërrimin e energjisë kinetike të erës se energji mekanike. Kështu turbina me erë vihen në lëvizje nga energjia kinetike e erës në një helikë të përbërë nga dy ose me shumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin elektrik.Konfiguracioni i helikave të turbinate me erë.

Helika ndërtohet si helikë me bosht horizontal me helikë me bosht vertikal. Centralet me erë ndërtohen me fuqi të ndryshme prej disa kË deri në MË. Centralet me erë mund të vendosen në tokë apo në det të hapur, pas shumë analizave të shpejtësisë së erës në vendin ku planifikohen të vendosen. Centralet me erë mund të instalohen ndaras nga rrjeta elektrike, zakonisht në kombinim me ndonjë burim tjetër të energjisë elektrike (p.sh. me dizel gjenerator) ose me bateri të akumulatorëve. Pastaj mund të instalohen me një numër të konsiderueshëm si park i centraleve me erë të lidhura elektrikishtë në mes veti, dhe nëpërmjet transformatorit të lidhur në rrjetin elektrik. Në figurën më poshtë jan treguarParqet e centraleve me erë në det të hapur.Parqet e centraleve me erë në tokë.Centralet e vogla me erë mund të shfrytëzohen për përdorim shtëpiak si në foton me poshtë, shfrytzimi i këtyre centraleve shtëpiake bëhet në dy mënyra:

si burim shtesë gjatë furnizimit primar nga rrjeti elektrik ose agregati shtëpiak,si burim autonomy me sistemim për furnizim rezervë nga bateritë që mbushen nga prodhimi tepricë i centrales me erë.

Energjia gjeotermale


eshte nje forme e energjise se rinovueshme qe gjenerohet nga burime gjeologjike te nxehta.
Nxehtesia e Tokes eshte energji natyrale qe ka origjinen qe nga krijimi i njeriut.
Ne disa zona te "nxehta", energjia rekuperohet shume thjesht permes ciklit gjeotermik, dmth duke percjell avujt me prejardhje nga burime uji te nenshtresave drejt turbinave te pershtatshme per prodhimin e energjise elektrike, e duke riperdoruar avujt e ujit pshm, per ngrohjen dhe koltivimin ne sera.

Një impjant gjeotermik përbëhet nga:

• Disa sonda gjeotermike: të cilat futen nën tokë dhe kanë për qëllim qe të bëjnë shkëmbimin e nxehtësisë për shkak të ndryshimit të temperaturave (asaj të ambjentit dhe asaj të terrenit në thellësi). Sonda përbehet thjesht nga një çift tubash prej polipropileni ose polietileni që formojnë një qark të mbyllur (komunikojnë mes tyre tek sonda në thellësi).

• Një pompë nxehtësie: që instalohet brënda ndërtesës dhe shërben për transferimin e nxehtësisë që vjen nga sondat, tek ambjenti i brëndshëm i ndërtesës (dhe anasjelltas në stinën e verës).
Pompa është një dispozitiv që funksionon në bazë të një cikli, transferon nxehtësinë e ‘thithur’ nga toka në impjantin e ngrohjes së banesës, duke shfrytëzuar një sasi energjie nga rrjeti për kompresorin.
Pjesët kryesore të një pompe janë: