Sherk

Aktivitetetet kryesore të shoqatës

  • Marrëdhëniet e industrisë me palët e interesit dhe publikun
  • Ofrimi i informacionit mbi çështje teknike, ligjore, komerciale dhe mjedisore
  • Organizimi i konferencave, seminareve dhe trajnimeve
  • Publikime të ndryshme dhe mirëmbajtja e ueb-faqes
  • Informimi mbi mundësitë e punësimit në industrinë e energjisë së ripërtëritshme.

Energjia e ripërtëritshme në Kosovë

Sipas Strategjisë së Energjisë 2009-2018 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës janë paraparë edhe caqet indicative për burimet e energjisë së ripërtëritshme (te prezentuara më poshtë) dhe në bazë të kësaj poashtu janë aprovuar edhe tarifat nxitëse për prodhuesit e kësaj energjie.

Caqet indikative të energjisë nga Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme (BER) në (GWh)

BER2010201120122013201420152016
Hidro156.31167.01178.4190.5203.18216.67230.39
Erë32.5668.73108.51151.89199.8252.14309.94
Solar1.631.862.092.322.552.903.25
Biomasë/Biogaz011.6317.4519.7723.2629.0829.08

Poashtu nga obligimet që i rrjedhin Kosovës nga nënshkrimi i traktatit të energjisë, Kosova deri më 2016 duhet të ketë 7% të konsumit të energjisë nga BER.

Tarifat Nxitëse (feed-in tarifat)

Tarifat nxitës në Kosovë, janë hartuar nga Zyra e Rregullatorit për energji (ZRrE) dhe kanë për bazë edhe studimin e hartuar nga kompania këshillëdhënëse MERCADOS (REGULATORY FRAMEWORK FOR RES PROCEDURES AND METHODOLOGY FOR RES ELECTRICITY PRICING).

Tabela 2 Shkalla tipike e normës vjetore të prodhimit (MWh/MW) të teknologjive të gjenerimit të energjisë elektrike duke përdorur burime të ndryshme primare të energjisë së ripërtëritshme

Burimi primar i energjisë së ripërtëritshme
(MWh/MW)
Hidrocentralet (<10 MW)4758
Era2190
Energjia solare2059
Biogazi dhe biomasa4980

Burimi: ZRrE nga mbledhja e bordit, 30 Mars 2011

Tabela 3 Tarifa Feed-in e aplikueshme për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme dhe të pranuar në Skemën e mbështetjes

Burimi primar i energjisë së ripërtëritshme
(€/MW)
Hidrocentralet (<10 MW)63.3
Era85.0
Energjia solareJ/A
Biogazi dhe biomasa71.3

Burimi: ZRrE nga mbledhja e bordit, 30 Mars 2011