Sherk

‘‘Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012 ‘‘ më 06.09.2012 në Prishtinë, Kosovë

Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh që përmes rusurseve natyrore në Evropën Juglindore ofrohen mundësi të shumta për investime. Evropa Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohet t’i përmbushë direktivat evropiane të energjisë, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.

 

Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012 vë në dispozicion një platformë mbi të cilën vendimmarrësit nga ekonomia energjetike dhe politika mund të shkëmbehen drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin në lidhje me sfidat aktuale, mundësitë e investimeve dhe trendet e së ardhmës. Gjithqka sillet rreth këtyre temave:

 

  • Tregjet e nesërme të energjisë në Evropën Juglindore – kah është duke shkuar rrugëtimi?
  • Sfida aktuale dhe implementimi i obligimeve të liberalizimit
  • Potencialet e energjive të ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë
  • Shembuj të projekteve të realizuara ose të projekteve të planifikuara për gjenerim, shpërndarje dhe efiçiencë të energjisë në Evropën Juglindore

 

Informacionet rreth programit dhe profileve  të larta të folësve mund t‘i gjeni të këtu.

Gjithashtu mund të ju ndihmojmë edhe përmes telefonit: +381 (0) 38 223 481

 

Ju mirëpresim në Prishtinë

 

 

 

Me përkrahje nga:

ADA- Austrian Development Agency

SIV.AG

bofest consult

SHERK- Shoqata për energji të ripërtëritshme

BWA - Bundesverband für Wirtschaftsförderung und Außenwirtschaft