Sherk

Kuvendi i Përgjithshëm

Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve. Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve është organi më i lartë i SHERK-ut dhe  përbëhet nga të gjithë Anëtarët e SHERK-ut. Kuvendi ka fuqinë e plotë të realizojë objektivat e shtruara dhe të aprovojë dokumentet strategjike të SHERK-ut. Në veçanti, Kuvendi ka këto funksione: Aprovon propozimet politikat dhe programin e SHERK-ut; Aprovon dhe amandamenton Statutin e STIKK dhe të gjitha aktet nën-statutore; Aprovon planet e punës, buxhetin vjetor dhe raportet financiare; Përcakton lartësinë e anëtarësimit; Emëron dhe shkarkon  Kryetarin dhe Nën-Kryetaret. Vendos mbi emërimin e auditorit; Merr vendim mbi shformimin e shoqatës.

 

Grupet punuese, komisionet

Kryetari dhe Nën-Kryetaret mund të formojë, sipas nevojës, komisione, grupe punuese dhe grupe tjera për çështje me interes. Grupet e tilla mund të përmbajnë edhe përfaqësues dhe ekspertë të jashtëm. Në raste të jashtëzakonshme, grupet punuese mund të formohen edhe nga Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve. Grupet punuese dhe komisionet do të qeverisen nga aktet nën-statutore në çështjet lidhur me mandatin, funksionin, dhe kohëzgjatjen. Këto akte nën-statutore do të sillen nga Kuvendi i SHERK-ut.